Betohet Joe Biden, president i 46 i SHBA-ve

20.01.2021 19:16

Joe Biden është zyrtarisht presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës....

Joe Biden është zyrtarisht presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi bëri betimin mbi Bibël. Paraprakisht u betua edhe gruaja e pare Nënkryetare  e zgjdhur në historinë e SHBA-ve,  Kamalla Haris.

Në fjalimin e tij Presidenti Joe Biden tha se sot festojmë triumfin jo të një kandidati, por të një kauze, të demokracisë.Kemi mësuar se demokracia është e brishtë, por në këtë moment miqtë e mi, demokracia ia ka dale tha Biden.

“Në këtë tokë të betuar, kur vetëm pak ditë më parë dhuna u mundua të shkundë themelet e Kapitolit, ne erdhëm të gjithë së bashku për të kaluar në mënyrë të paqtë pushtetin. Siç e kemi bërë gjithmonë ne amerikanët.Falënderoj paraardhësit e mi, presidentët që janë këtu sot. I falënderoj vërtet shumë nga zemra. E di që Kushtetuta jonë është e fuqishme dhe shteti unë është i fuqishëm.Kemi shumë për të rregulluar, shumë për të fituar. Pak njerëz në historinë e kombit tonë kanë pasur një kohë më sfiduese sesa kjo në të cilën gjendemi sot” – u shpreh Joe Biden, President i SHBA-ve.

Do të jemi president për të gjithë amerikanët tha Biden, i cili ftoi amerikanët të bashkohen  për t’u përballur me armiqtë e përbashkët, si urrejtja, sëmundja, mungesa e punës, përmirësimi i arsimit për fëmijët  të kalohen  ndasitë racore dhe të mposhtet   virusi vdekjeprurës. (Flutura Latifi, TVM2)