Prezantohet në Tetovë “Shtëpia Nacionale Tregtare e Hungarisë”
Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, është prezantuar “Shtëpia Nacionale Tregtare e Hungarisë” para biznesmenëve nga rajoni i Pollogut........

Në këtë takim, “Shtëpia hungareze e Tregtisë” ka prezantuar aktivitetin e saj para biznesmenëve të Pollogut.
Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, vuri në dukje se hapja e kësaj shtëpie paraqet mundësi të madhe për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, por edhe për zgjerimin e bashkëpunimit afarist me firmat hungareze.
“Unë si ministër dhe Ministria e Ekonomisë në përgjithësi, si dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot jemi prezent në promovimin e aktivitetit të “Shtëpisë Tregtare hungareze”, e cila e bëri hapjen para tre muajve, me këtë tregojmë se Republika e Maqedonisë, por edhe Ministria e Ekonomisë do bëjë përkrahje dhe suport maksimal për të gjitha aktivitetet, të cilat interes kryesor e kanë zhvillimin ekonomik mes dy vendeve, pra Republikës së Maqedonisë dhe asaj të Hungarisë dhe me këso lloj aktivitetesh, të gjitha kompanive të vogla dhe të mesme u japim përkrahje maksimale, që t’i bëjnë kontaktet e tyre nëpër vende pa marrë parasysh a është në Republikën e Maqedonisë, kur është në pyetje eksporti, apo në Republikën e Hungarisë, kur është në pyetje importi mes vendeve kontakte, të cilat krijojnë këso lloj takimesh, kanë vetëm një destinacion final, ai është zhvillimi ekonomik rajonal dhe kuptohet zhvillimi vendor ekonomik”- deklaroi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Menderes Kuçi, shtoi se ky bashkëpunim konkret do të rezultojë me një vizitë në rajonin e Bërvenicës, ku do të vizitohen plantazhet e mollëve dhe vishnjave, me qëllim që të vendosen marrëdhënie tregtare me hungarezët.
“Ne e dimë se Hungaria është një vend që disponon resurse mjaftë të mëdha bujqësore. krahas asaj disponon edhe përvoja mjaftë të mira, të cilat janë për t’u respektuar dhe janë për t’u implementuar ndoshta me ndihmën e vet ekspertëve të Hungarisë këtu te ne, sepse lartësitë mbidetare, gjegjësisht klima, është ajo e cila ndoshta ndonjëherë është më e favorshme për disa produkte, që i mungojnë shtetit hungarez dhe që me shumë sukses do të mund këtu të bëheshin dhe pas asaj, ne do të kemi edhe një vizitë rajonale këtu në Bervenicë, ku pala hungareze është e interesuar edhe për pemët e ndryshme, të cilat kultivohen në këtë rajon, siç janë: vishnja, molla etj. Në raportet e ndryshme që kam mundur unë vet t’i gjej, kemi sasi të madhe të gështenjës, e cila eksportohet në Hungari dhe shumë lloje tjera”- tha kryetari i OEMVP-së, Menderez Kuçi.
Në promovimin e “Shtëpisë Nacionale Tregtare të Hungarisë” morën pjesë: ambasadori i Hungarisë, Jozhef Bence, kryetari i “Shtëpisë hungareze të Tregtisë”-që mbulon Ballkanin, Laslo Balok, biznesmenë të Pollogut, si dhe kryetari i “Shtëpisë hungareze”-Zyra në Shkup, Sasho Janakievski. (Miftar Emini, TVM2)
