Kuvend, Ligji për regjistrim para deputetëve
Kuvendi duhet ta mbajë vazhdimin e seancës së 29....

Kuvendi duhet ta mbajë vazhdimin e seancës së 29, në të cilët pritet të votohet propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë, me procedurë të shkurtë. Diskutimi për propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë në Kuvend përfundoi më 15 janar. Atëherë u njoftua se ligji do të votohet në vazhdimin e kësaj seance.
Përveç partive në pushtet, mbështetje për ligjin ka paralajmëruar edhe opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternative, ndërsa kundër ka dalë opozita maqedonase OBRM-PDUKM, prej ku paralajmërojnë iniciativë për anulimin e ligjit, nëpërmjet nënshkrimeve të qytetarëve.
Kryeministri, Zoran Zaev, dje njoftoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për zbatim të suksesshëm të regjistrimit.
Në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit është edhe propozim-ligji për marrje borxh nga Banka Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim, si dhe disa ligje tjera.
