Hoteleritë prej sot hapur deri në 21:00

21.01.2021 12:51

Restorantet dhe objektet e hotelerisë...

Restorantet dhe objektet e hotelerisë prej sot do të punojnë deri në orën 21, me çfarë ndërpritet së vlejturi masa që ishte në fuqi muajin e kaluar për punë deri në orën 18, sipas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, që të parandalohet grupimi në periudhën festive dhe përhapja e virusit Kovid-19.

Javën e ardhshme do të shqyrtohet mundësia për vazhdimin e orarit të punës të objekteve të hotelerisë pas orës 21, por, siç tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, çdo masë që miratohet duhet të shkojë paralelisht me qëllimin primar, ndërsa ky është shëndeti i qytetarëve.

Oda e Pavarur e Hotelerisë, megjithatë, pret ftesë për takim me Qeverinë së cilës i jep afat deri më 25 janar t’i miratojë kërkesat e tyre për krijimin e masave të veçanta për ndihmë të drejtpërdrejtë dhe mbështetje të industrisë së hotelerisë.