Gjykata Penale, palët shpalosin fjalët e fundit për rastin “Monstra”

21.01.2021 13:08

Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi....

Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Monstra”, i cili ndodhi  më 12 prill 2012. Në seancën e sotme gjyqësore, ku është paraparë palët të fillojnë me dhënien e fjalëve të fundit.

Për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill 2012, kur u vranë pesë të rinjtë. Në procedurën paraprake për rastin me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i hoqi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa të kujdesit.

Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP dhe lënda u kthye në rigjykim. Rastin “Monstra” e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.