Bruksel, diskutohet për vaksinat anti-Kovid për Ballkanin

21.01.2021 13:29

Furnizimi me vaksina për Ballkanin Perëndimor...

Furnizimi me vaksina për Ballkanin Perëndimor do të jetë një nga temat e diskutimit të liderëve të BE-së në takimin e ditës së sotme, njoftojnë nga Brukseli.

Brenda BE do të diskutohet gjithashtu fushata e vaksinimit, Si dhe bisedime mbi certifikatat e vaksinimit.

Presidenti i Këshillit Evropian vlerëson se situata aktuale me infeksionin COVID-19 në Evropë kërkon vëmendjen më të madhe.

Ai bën thirrje për testime dhe monitorime të gjera të kontakteve, përveç fillimit të vaksinimit, por edhe për lëvizjet ndërkufitare brenda BE-së.