Shpërthim i dyfishtë në Bagdad, 13 persona vdiqën, 30 të plagosur

21.01.2021 13:45

Të paktën 13 persona vdiqën dhe mbi 30 të tjerë u lënduan...

Të paktën 13 persona vdiqën dhe mbi 30 të tjerë u lënduan të enjten në Bagdad të Irakut nga një shpërthim i dyfishtë që ndodhi në këtë qytet.

Ky ishte sulmi i parë i këtij lloji në kryeqytetin irakian në vitet e fundit. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë akoma për sulmin vdekjeprurës. Shpërthimet vetëvrasëse kanë qenë të rralla në kryeqytetin irakian që nga mposhtja e ISIS-it në vitin 2017. Sulmi i fundit i këtij lloji kishte ndodhur në janar të vitit 2018, shkruan Reuters.

Ushtria irakiane tha se dy sulmues të veshur me jelekë shpërthyes i aktivizuan bombat në mesin e njerëzve në një treg të ngarkuar në Sheshin Tayaran në pjesën qendrore të Bagdadit.