Biden shfuqizon disa vendime të Trumpit

21.01.2021 15:35

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden...

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të hyrë në Shtëpinë e Bardhë, filloi implementimin e disa premtimeve të cilat i kishte edhe në fushatën zgjedhore. Biden vendimin e parë e solli për emërimin e shefave të përkohshëm të 23 Agjencive Federale, duke i përfshirë këtu edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Financave.

Biden po ashtu nënshkroi edhe 17 urdhra, siç janë kthimi i SHBA-së në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, pastaj mbajtja e detyrueshme e maskave, ndërprerja e ndërtimit të murit mes SHBA-ve dhe Meksikos, si dhe shfuqizimin e kufizimit të hyrjes në SHBA për banorët e disa vendeve me shumicë myslimane.

Në bazë të urdhrit të nënshkruar nga Biden, udhëzohet Departamenti i Shtetit të rifillojë me shqyrtimin e vizave për banorët e këtyre vendeve dhe që sa më shpejt të paraqesë propozime për të rivendosur drejtësinë dhe për të korrigjuar dëmet e shkaktuara nga kjo ndalesë, në veçanti për ata emigrantë që iu ishin refuzuar vizat.                                  

“Presidenti i tha fund ndalesës së myslimanëve për të hyrë në SHBA, kjo politikë që ishte e bazuar në anomozitet fetar dhe ksenofobi. Po ashtu presidenti dha urdhër që menjëherë të ndërpritet financimi për ndërtimin e murit ndarës në mes Meksikos dhe SHBA-ve, e që ishte projekt i administratës së kaluar.”,- tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psari.                                 

Biden po ashtu ka dhënë urdhër që SHBA-ja menjëherë të bëhet pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.                                                                                                    

“OBSh ka luajtur dhe po luanë një rolë të rëndësishëm në asgjësimin dhe mbrojtjen nga pandemia COVIT-19, e SHBA-ja do të mbetet partner i fuqishëm i saj dhe lider global në përballjen me pandemit e tilla që paraqesin rrezik për globin.”,- u shpreh zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psari. 

Për presidentin e ri nuk kanë munguar as urimet të cilat erdhën nga shtetet nga i gjithë globi. E para ishte Kina e cila përveç urimeve të zakonshme, apeluan për një unitet më të fuqishëm në mes të dyja vendeve.                                                                                                        

“Mendojmë se administrate e re duhet të jetë në shërbim të popullit, dhe ta shohin Kinën nga drita nacionale dhe objektive, dhe të punojnë me Kinën në bazë të parimit respekt anasjelltas, dhe interes të dyanshëm.”,- theksoi zëdhënësi i MPJ-së të Kinës, Hua Çuning.

Pas dominimit disa vjecar të republikanëve në SHBA, dhe në dhomën e lartë të Kongresit, Demokratët të cilët e kanë shumicën në dhomën e përfaqësimit dhe Biden si Kryetar I tyre kanë pushtetin nën kontrollin e tyre në tërësi.

Numrat në mes Demokratëve dhe Republikanëve në Senat janë 50/50, por sipas kushtetutës në raste të tilla votën përfundimtare e ka zëvendës presidenti i SHBA-ve Kamalla Haris. 

Demokrati Joe Biden u betua të mërkurën si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, duke i dhënë fund një prej transicioneve më dramatike politike në historinë e këtij vendi. (Fitim Kryeziu, TVM2)