Fillori gjysmëvjetori i dytë, Carovska: Nuk mbetet pa punë asnjë arsimtarë
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme...

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të vendit filluan gjysmëvjetorin e dytë, por përsëri pjesa më e madhe e tyre, përkatësisht deri në klasën e tretë me prani fizike të tjerët do të vazhdojnë mësimin online.
Në ditën e parë të vitit të gjysmëvjetorit të dytë ministrja e arsimit, Milla Carovska, ka sqaruar se asnjë mësues nuk do të mbetet pa punë, nga reformat e paralajmëruara në arsim, pasi asnjë lëndë nuk do të shfuqizohet, Fondi për orët mësimore do të rritet, do të sigurohet zhvillimi i karrierës për mësuesit, të cilët do të jenë më të motivuar për të punuar.
“Asnjë nga mësuesit nuk do të humbasë vendin e punës, koncepti do të futet në faza, fillimisht në klasën e parë dhe të katërtin, pastaj në 2022-2023 – klasa e gjashtë, e dytë dhe e pestë, dhe kështu, për gjashtë vjet, ne do të kemi një sistem të qëndrueshëm të arsimit fillor, i cili kryesisht do të përqendrohet në nevojat e nxënësve” – tha Ministrja e Arsimit, Milla Carovska.
Gjysëmvjetori filloi me thirrjen për bojkot të maturantëve në shkollat e mesme të vendit. Sipas lidhjes së nxënsëve të shkollave të mesme u bojkotua në 20 qytete të vendit të cilët insistojnë në zvoglimin e lëndëve të matures shtetërore.
Por ministreja Cartovska ka deklaruar se vetëm në një hkollë të mesme të Shkupit ka pasur bojkot më të organizuar, ndërsa në shkollat tjera numri ka qenë I vogël.
Ajo ka sqaruar se këtë vit nuk do të ketë zvoglim të lëndëve, por matura shtetërore do të jepet me program të shkurtuar. (Gyltene Sinani, TVM2)
