Iniciativa Qytetare “Boll më”: Të krijohet trup mbikëqyrës i pavarur mbi EVN-në

21.01.2021 16:30

Iniciativa qytetare “Boll më”...

Iniciativa qytetare “Boll më” ka vazhduar me protesta para zyrave të Kompanisë Energjetike EVN. Nga kjo iniciativë kërkojnë që mbi kompaninë EVN të ketë një trup mbikëqyrës i pavarur. Njëherit paralajmëruan se janë në përgatitje të një propozim ligji që së shpejti do dorëzohet në kuvend.

“Kërkesa jonë i është drejtuar Qeverisë dhe Parlamentit që ky institucion te ketë një ent mbikëqyrës. Të krijohet trup i tretë i pavarur i cili do t’i mbikëqyrë dhe të ketë mundësi që të sanksionojë  EVN-në, ELEM-in dhe MEPSO-n për padrejtësitë që i bëjnë. Këta për momentin janë pa të zotë mbi kokë, d.m.th. këta nuk kanë mbikëqyrës mbi kokën e vetë, bëjnë çka duan vetë, janë shtet mbi shtet. Po iniciativë ka, ne para dy jave e kemi bërë të njohur se jemi në përgatitje të atij propozim ligji, por për shkak të përshtatjes së direktivave evropiane, jemi vonuar si dhe për shkak të amendamenteve që presin radhë në parlament, është vetëm çështje kohe se kur do të përfundojmë dhe do të dërgojmë në parlament.”,- tha Krenar Osmani nga Iniciativa Qytetare “Boll më”.

Iniciativa Qytetare “Boll më”, para ndërtesës së kësaj kompanie vendosi një arkivol në të cilin shkruhej: “Ekonomia shqiptare, viktimë e EVN-së”. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)