Kovid-19, 15 të vdekur, 356 të infektuar e 587 të shëruar

21.01.2021 18:06

15 persona e kanë humbur jetën...

15 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 356 kanë rezultuar pozitiv në 24 orët e fundit nga 1906 testime, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Instituti i Shëndetit Publik njofton për 587 të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë në vend janë regjistruar 89817 të infektuar, prej të cilëve 75387 janë shëruar, 2754 kanë humbur jetën, ndërsa edhe 11676 janë raste aktive.

Në Kovid qendrat në mbarë vendin në trajtim spitalor janë 610 pacientë.