Paqeruajtësit do të trajnohen nga IND-ja e San Remos

17.11.2014 17:32

Instituti për Hulumtime Gjeostrategjike dhe Politikë të Jashtme pranë MPJ-së dhe Instituti Ndërkombëtar për të Drejtën Humanitare nga San Remo, nënshkruan memorandum për bashkëpunim.........

Maqedonia vlerëson mbështetjen nga Instituti italian për trajnimin e personave që do të jenë pjesëmarrës në misionet paqeruajtëse.

“Ne vlerësojmë aktivitetet që janë ndërmarrë nga Instituti italian për ndërtimin e kapaciteteve dhe edukimin e personave që do të jenë pjesëmarrës në misionet humanitare dhe paqeruajtëse. Në botën përplot me zhvillime gjeopolitike në të cilën jetojmë, vihet një theks i veçantë për njohjen e rolit themelor dhe principet e së drejtës humanitare, e cila duhet patjetër të respektohet”- deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski.

“Puna dhe kapaciteti i Ministrisë së Mbrojtjes për të vepruar në Teatrin Internacional do të jetë mënyra më e mirë dhe më demokratike për vendin tuaj. Unë jam i sigurt se do të ketë rezultate të mira, prandaj Instituti i San Remos kërkon që puna juaj të vazhdojë dhe memorandumi që po nënshkruajmë do të jetë tejet i dobishëm në të ardhmen”- tha ambasadori i Italisë në Maqedoni, Ernesto Massimo Belelli.

Që nga viti 2008, Instituti Ndërkombëtar i së Drejtës Humanitare ka organizuar trajnime të tilla në Beograd, Sarajevë, Zagreb dhe Prishtinë. (Flutura Latifi, TVM2)