Pjesërisht bojkotohet mësimi nga maturantët e Kumanovës

21.01.2021 18:21

Pas paralajmërimeve të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme....

Pas paralajmërimeve të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për bojkotimin e mësimit nga ana e maturantëve, edhe në qytetin e Kumanovës pjesërisht jo nga të gjithë maturantët u bojkotua procesi mësimor.

Ata parashtruan edhe kërkesat e tyre që kanë të bëjnë me: Zvogëlimin e lëndëve në maturën shtetërore nga 4 në 2 edhe atë lënda e parë e obligueshme, gjuha amtare, si dhe lënda e dytë zgjedhore, preferohet lëndë e cila lidhet me studimet e mëtutjeshme.

 “Nuk kemi asgjë kundër mësimdhënësve, mezi presim të fillojmë mësimet në proces  normal, pasi që siç mund të shohim, kështu sistemi arsimorë në shtetin tonë çdo ditë e më shumë po shkatërrohet, kështu që po ndërmarrim hapa duke filluar me bojkotim, edhe ditëve në vazhdim do të bojkotojmë e deri sa jemi në bojkot unioni jonë njëkohësisht kërkon takim me ministren e arsimit dhe shkencave me qëllim që të pranojnë kërkesat tona dhe të kthehemi në normalitet”, tha Filip Trajkovski nga UNSHM për TVM2.

Edhe në gjimnazin “Sami Frashëri”, sipas drejtorit, Afrim Aliti, i cili tha për programin tonë se pjesërisht nuk është realizuar mësimi.

“Nga UNSHM nuk kemi informata zyrtare për bojkot të mësimit, megjithatë ajo që konstatuam nga mësimdhënësit sot është se disa klasa nuk janë kyçur, disa në numër të vogël e në dy klasa numri ka qenë numri i nxënësve që kanë ndjekur mësimin ka qenë i konsiderueshëm”,- tha drejtori i Sh.M.K. “Sami Frashëri” – Kumanovë, Afrim Aliti.

Ndryshe sipas informatave jozyrtare, nga dita e nesërme pritet që këtij bojkoti t’i bashkëngjiten edhe maturantët e tjerë të shkollave të mesme në rajonin e Kumanovës. (Fatlum Aqifi, TVM2)