Maqedoni
Në Memoriam, ndërroi jetë Branka Stankovska, spikerja e parë e RTV Shkup
21.01.2021 20:36
Doajenia e spikerimit në gjuhën maqedonase, Branka Stankovska, një grua zëri i së cilës rriti breza shikuesish në RTV Shkup....

Doajenia e spikerimit në gjuhën maqedonase, Branka Stankovska, një grua zëri i së cilës rriti breza shikuesish në RTV Shkup, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Ajo ishte folësja e parë dhe spikerja e lajmeve në transmetimin e parë televiziv nga Crni Vrv më 5 qershor 1964, që shënoi edhe fillimiin e transmetimeve të TV Shkupit.
Më 14 dhjetor, Stankovska gjithashtu lexoi lajmet e para televizive në të atëherëshmin edicionin e parë të "Vesnik", i cili shënoi fillimin e transmetimit të programit të rregullt në Televizionin e Maqedonisë.
TVM2 i shpreh ngushëllimet familjes së Branka Stankovskës.
