Botë
Gjykimi i Donald Trump: Republikanët, kërkojnë shtyerje deri në shkurt
22.01.2021 14:09
Republikanët në Senatin e Shteteve të Bashkuara u kërkuan demokratëve të shtyjnë fillimin...

Republikanët në Senatin e Shteteve të Bashkuara u kërkuan demokratëve të shtyjnë fillimin e gjyqit të ish-presidentit Donald Trump deri në shkurt.
Ata thanë se kjo do t’i jepte kohë Trumpit për ta përgatitur mbrojtjen.
Trump akuzohet për nxitje të kryengritjes, pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar, në përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.
Pesë persona, përfshirë një zyrtar të policisë, mbetën të vrarë në dhunë. Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për fajësimin e Trumpit.
Ajo tani duhet t’i çojë akuzat te Senati, i cili e ka fjalën përfundimtare.
Edhe pse demokratët tani kontrollojnë Senatin, atyre do t’iu duhet mbështetja e së paku 17 republikanëve për ta dënuar Trumpin, përkatësisht dy të tretat e votave të senatorëve.
Trump ka shkuar në Florida, pasi mandati i tij ka përfunduar të mërkurën.
