Botë
Kufinjtë e BE-së,të hapura me kontrolle plotësuese; BE: Vaksinimi, sa më shpejtë që të jetë e mundur
22.01.2021 15:38
Bashkimi Europian paralajmëron rezikun nga përhapja e shpejtë e mutacioneve të shkaktuara nga virusi corona...

Bashkimi Europian paralajmëron rezikun nga përhapja e shpejtë e mutacioneve të shkaktuara nga virusi corona, dhe planifikon kufizime të rradhës për udhëtim. Përkundër kësaj kufinjtë e brendshëm të Unionit mbeten të hapura , dhe nevojitet përshpejtim I vaksinimit të popullsisë.
Liderët vlerësojnë se kufizimi I udhëtimeve të brendshme dhe ndërkufitare, është e drejtë e vendeve anëtare, por se nevojitet koordinim maksimal në nivel evropian që të shmanget gjendja kaotike nga vala e parë. Franca ka filluar e para të të kërkojë kushte më të rrepta për të hyrë në vend.
Si Kusht për të gjithë udhëtarët e venve të BE-së që duan të hyjnë në Francë kërkon test negative ndaj virusit I bërë 72 orë më herët. Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Lajen theksoi se kërkesa e certifikatave për udhëtim nuk duhet të nënkuptojë shkelje e të drejtave dhe lirive të atyre të cilët nuk kanë pasur qasje deri te vaksina apo nuk kanë mundur të vaksinohen “për arsye legjitime”.
Von der Lajen, nuk dha afat konkret kur Ballkani Perëndimor mund të presë vaksina përmes BE-së apo përmes mekanizmit Kovaks.
Ajo siguroi se solidariteti me vendet e treta mbetet prioritet për BE-në. Mekanizmi Kovaks, i cili ka për qëllim t’u ndihmojë vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të vijnë deri te vaksinat e nevojshme, edhe pse merr më shumë fonde nga BE-ja ende nuk është funksional. Për shkak të kësaj, Komisioni Evropian është angazhuar se do të vendosë mekanizëm të dytë për ndarjen e vaksinave me vendet e treta, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor, por edhe për këtë mekanizëm nuk ka afat konkret për dorëzim të vaksinave të nevojshme jashtë BE-së.
BE, gjithashtu, i përkujtoi kompanitë farmaceutike se duhet t’i respektojnë dhe dërgesat e premtuara të vaksinave. Liderët janë përqendruar edhe në mundësinë për certifikata për vaksinim.
