Botë

Covid-19 -OBSh: 100 mln. të infektuar deri në fund të janarit

22.01.2021 15:12

Numri i personave të infektuar me Covid-19 do të arrijë 100 milionë deri në fund të janarit...

Numri i personave të infektuar me Covid-19 do të arrijë 100 milionë deri në fund të janarit, por vaksinat kanë potencial ta kontrollojnë pandeminë. Këtë e deklaroi shefi i Organizatës botërore të Shëndetësisë Tedros Gebrejesus.
 
Mbi dy milionë njerëz vdiqën nga Kovid-19 në mbarë botën. Ai konsideron se zhvillimi dhe miratimi i vaksinave të sigurta dhe efikase për më pak se një vit pas paraqitjes së virusit të ri është arritje befasuese shkencore dhe burim i shpresës.
 
“Vaksinimi kundër Kovid-19 për momentin është në rrjedhë në mbi 50 vende”, tha Tedros, por pothuajse të gjitha janë vende me të ardhura të larta apo mesatare.
 
Shefi i OBSH-së gjithashtu theksoi se vaksinat plotësojnë, por nuk i zëvendësojnë masat themelore për shëndet publik.
 
Sipas të dhënave të fundit të OBSH-së, përfundimisht me dje, në bot. ka pasur 95.612.831 raste të konfirmuara me Kovid-19 dhe 2.066.176 raste të vdekjes.