Venizellos: Maqedonia ka probleme më të mëdha se emri
Maqedonia ka shumë probleme më të mëdha sesa kontesti rreth emrit, dekalor shefi i diplomacisë greke, Evangelos Venizelos sipas të cilit, mardhëniet ndëretnike dhe kontesti për identitetin nacional dhe gjuhësor me Bullgarinë, është shumë më serioz se sa kontesti me Greqinë............

"Z. Gruevski po e shfrytëzon çështjen e emrit si vegël në politikat e brendshme. Problemi numër një i shtetit fqinj është kohezioni etnik dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit. Këto probleme janë më të madhe nga çështja e emrit. Ashtu sikurse çështja e identitetit kombëtar dhe gjuhës mes IRJM-së dhe Bullgarisë është më serioze se sa çështja e emrit”, ka thënë Venizelos.
Poashtu ai ka përmendur edhe çështjen e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit, çështja e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe sllavomaqedonasve.
Çështja e marrëdhënieve mes qeverisë dhe opozitës. Bashkimi Evropian e di këto probleme me demokracinë, sundimin e të drejtës, lirinë e mediave, transparencën, marrëdhëniet ndëretnike”, u shpreh Venizelos.
Sipas tij FYROM ka tensione me Greqinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë, si dhe probleme me Serbinë rreth kishës, kështu që vendi nuk mund të jetë faktor i stabilitetit.
