Botë

Brazil: Anulohet karnavali i Rio De Zhaneiros

22.01.2021 16:05

Prefekti I Rio De Zhaneiros ka njoftuar se sivjet qyteti I tij nuk do të bëjë organizimin e karnavalit...

Prefekti I Rio De Zhaneiros ka njoftuar se sivjet qyteti I tij nuk do të bëjë organizimin e karnavalit të njohur botëror për shkak të pandemisë me Covid 19. 
 
Ai u premtoi  ndihmë finacare për të  gjithë brazilianët që punojnë në organizimin e këtij eventi dhe që sivjet nuk kanë pasur mundësinë ta bëjnë atë.
 
Karnavali I Rio De Zhaneiros  tradicionalisht mbahet cdo vit  edhe atë gjatë  muajit shkurt apo mars,  pavarësisht nga muaji I agjërimit që kanë.
 
Edhe përkundër imunizimit të popullsisë së Brazilit me vaksina anti-covid, që pritet të fillojë këtë të diel, autoritetet konsiderojnë se akoma është rrezik për tu organizuar festival të mëdha në nivel botëror, aq më tepër kur karnavali tërheq miliona njerëz nëpër rrugët e Rios cdo vit.
 
Pas SHBA-ve, në vendin e dytë  për nga vdekjet nga covid 19, rradhitet Brazili me gjithsej 213 mijë raste të të vdekurve.