Maqedoni

Komuna e Çairit: Dy autoambulanca për shtëpinë e shëndetit Shkup

22.01.2021 16:19

Komuna e Çairit këtë vit me paratë që ishin planifikuar për ndriçimin e natës së vitit të ri...

Komuna e Çairit këtë vit me paratë që ishin planifikuar për ndriçimin e natës së vitit të ri ka blerë dy autoambulanca për transportimin e pacientëve të prekur nga Covid 19, të cilat ia  dhuroi qendrës shëndetësore në Shkup.
 
Nga komuna e Çairit thonë se këto vetura duhet të vendeson në funksion të menjëhershëm  për të shpëtuar jetën e shumë bashkëqytetarëve tanë. 
 
"Të nxitur nga situata e rëndë të cilën po e përjetojmë me virusin kovid 19 dhe duke parë për cdo ditë luftën heroike të përsonelit mjekësor për të shpëtuar jetët tona vendosëm që edhe ne japim kontributin tonë në përforcimin e kapaciteteve shëndetsore duke i dhuruar shtëpisë së shëndetit Shkup donacion prej dy autoambulancave edhe atë automjet patronazh sanitetik dhe autoambulancën furgon folskvagen 8.8", u shpreh kryetari i komnus së Çairit, Visar Ganiu.
 
"Kjo ambulanc është shum e nevojshme për shtëpine e shëndetit edhe ndihmën e shpejtë për pjesën malore të qytetit të shkupit, ku do të na shërben shum.  I ftojh të gjithë ta marin shembull komunën e Cairit dhe ti ndihmojnë shëndetsisë", theksoi drejtori për cështje ekonomike i Shtëpisë së Shëndetit, Besim Koka.
 
Mungesa e ambulancave është e dukshme në vend, gjë që dëshmohet edhe nga drejtort i spitalit të Strumicës i cili bëri thirrje përmes Facebook për blerjen e një ambulancë të re, pas së cilës Kryeministri Zaev dhuroi një ambulancë.
 
Autmjetet e dhuruara nga Kina, të cilat supozohej të mbërrinin vitin e kaluar, do të mbërrijnë këtë vit për shkak të krizës me kovid 19.
 
SEDAT SELIMI