Maqedoni
Kumanovë, ka filluar rikonstruimi i urës “Iskra”
22.01.2021 16:31
Kanë filluar punimet rreth rikonstruimit të urës “Iskra”, e cila gjendet në magjistralen Kumanovë-Shën Nikollë...

Ura është një ndër më të mëdhat në vendin tonë me rreth 355 metra gjatësi dhe e njejta që nga ndërtimi i saj që para 50 viteve, sipas autoriteteve nuk i është nënshtruar asnjëherë deri më tani një rikonstruimi të këtillë.
“Ky investim në këtë urë kap vlerën pothuajse 2 milon Euro. Kjo urë e njohur me emrin “Iskra”, është një nga urat më të mëdha në shtetin tonë dhe paraqet lidhje mes disa komunave të këtij rajoni dhe mu për atë ishte e patjetërsueshme rikonstruimi i saj e cila që nga ndërtimi para 50 vjetësh nuk ishte prekur me dorë”, tha mes tjerash Bocvarski.
“Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”, nga buxheti i saj ndau 1.9 milion Euro në vitin e kaluar ku ia besoi punët kontraktorit “Sintek Inxhenering - Shkup”, dhe mbikqyrësit të punëve “Geing - Shkup”, ku filluan me rehabilitim e rrugës dhe deri më tani jemi të kënaqur me ritmin e zhvillimive të punimeve dhe sipas kontratës punimet duhen të përfundojnë për 24 muaj, deri në Qershor të vitit 2022”, tha mes tjerash Ejup Rrustemi.
Nga kryerësi i punimeve njoftojnë se deri më tani janë riparuar 4 shtyllat e mesme, dhe 3 të tjerat janë në riparim e sipër ndërsa pas përfundimit të punimeve poshtë urës, do fillojnë me punimin e trotuareve, izolimin e tërësishëm si dhe asfaltimin e së njejtës.
FATLUM AQIFI
