Maqedoni
Regjistrimi i popullsisë, Grubi: Do të zbatohet në prill të këtij viti
22.01.2021 17:19
Regjistrimi I popullsisë edhe pas votimit në Kuvend vazhdon të mbetet temë e nxehtë për partitë politke...

Regjistrimi I popullsisë edhe pas votimit në Kuvend vazhdon të mbetet temë e nxehtë për partitë politke dhe qeverinë. Përderisa opozita është e mendimit që regjistrimi duhet të anulohet për shkak të pandemisë, nga qeveria këmbgulin se ky operacion do të kryhet në afatin e përcaktuar. Zv.kryeministri i parë Artan Grubi është i bindur që regjistrimi do të zbatohet në muajin prill të këtij viti.
“Unë jam i bindur, ky është qëndrim edhe i partisë të cilën e përfaqësoj dhe i Qeverisë pjesë e të cilit kam se regjistrimi do të mbahet në prill të vitit 2021 dhe nuk pres kurrfarë problemi, por pres që të gjithë qytetarët të regjistrohen”, u shpreh zv/krzeministri i parë, Artan Grubi.
Micevski: Do mbledhim nënshkrime për ta anuluar
Nga VMRO janë të mendimit se qëllimi i LSDM-së dhe Zaevit nuk janë të dhënat statistikore, por plotësimi i dëshirave të BDI-së. Ata thonë se do të mbledhin nënshkrime kundër regjistrimit dhe për këtë kanë informuar edhe ambasadorin e BE-së Gir.
“Mënyrë e vetme që ti shohin reagimet të cilat për çdo ditë vijnë te ne nga qytetarët, është inicimi i mblëedhjes së nënshkrimeve nga amna e qytetarëve. Shpresojmë që me mbledhjen e nënshkrimeve dhe pas numrit të nënshkrimeve që do të mblidhen do të reflektojnë dhe do ti shohingjërat e palogjikshme që i kanë në këtë ligj”, theksoi Nikolla Micevski ngaVMRO-DPMNE.
Petrovska: Me nënshkrime nuk mund të pengohet
Nga LSDM me përgjigje se VMRO as me mbledhjen e nënshkrimeve nuk mund të pengojë regjistrimin e popullsisë. Ky operacion statistikor sipas partiosë në pushtet është në interes dhe dobi të të gjithë qytetarëve.
"Mbledhja e nënshkriumeve duhet të shkojë si procedurë deri në fund. Regjistrimi nuk mundet të parandalohet pa sjelljen e një akti legjitim i cili do të pengon, do të anulon apo do të tërjheq këtë ligj. Deri në këtë moment dhe përderisa është në fuqi ligji i cili dje u votua, regjistrimi do të zbatohet”, u shpreh deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska.
Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në Maqedoni të Veriut do të zbatohet prej 1 deri më 21 prill të këtij viti, ndërsa për realizimin e tij do të përgatitet metodologji dhe dokumente të tjera shoqëruese.
Vendimi përfundimtar për mbajtje të regjistrimit në vend, i pari pas 19 viteve, ishte konfirmuar me votimin e djeshëm në Parlament, pas të cilit, nuk qëndroi partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE.
ERSAN PAJAZITI
