Maqedoni
Kontesti me Bullgarinë, Osmani: Nuk bisedomë nëse preket identiteti; Radulloviq: RMV-së i ofrojmë ndihmë për në BE
22.01.2021 17:34
Mos’hapja e bisedimeve me BE-në vitin e kaluar ishte dobësi e të dyja palëve...

Mos’hapja e bisedimeve me BE-në vitin e kaluar ishte dobësi e të dyja palëve, BE-së dhe RMV-së tha Podgoricë minsitri I jashtëm Osmani, pas takimit me homologun e tij malazez, Gjorgje Radulloviq. Duke folur për kontestin me Bullgarinë minsitri Osmani sërish ritheksoi se vendi nuk do të pranojë të bisedojë me Bullgarinë poqese preken vlerat indentitare të shtetit.
"Nëse shohim sukseset dhe gadishmërinë, vlerësoj se RMV duhej të kishte filluar bisedimet gjatë presidencës gjermane vitin e kaluar dhe këtë mossukses e quaj mossukses tonin dhe të BE-së…Ne bisedojmë me Bullgarinë, shkëmbejmë ide por qartë kemi thënë se për çështje që kanë tendencë ridefinimin e atributeve identitare nuk mund të negociohet dhe nuk mund të jenë kusht për anëtarsim në BE", u shpreh minsitri i jashtëm Bujar Osmani.
Mali i Zi është shtet mik i RMV-së dhe do ti ofrojë ndihmë në axhendën e saj Evropiane, siguroi ministri Malazez, Gjorgje Radulloviq.
"Shrehim besimin tonë se RMV do ta tejkalojë ngecjen në rrugën euro-integruese. Ka dëshmuar nivel të lartë të pjekurisë demoratike, përgjegjësi dhe gadishmëri për ti zgjidhur cështjet e hapura me fqinjët", theksoi minsitri i jashtëm i Malit të Zi, Gjorgje Radulloviq.
Osmani është takuar edhe me zyrtarë të tjerë malazez, me kryetarin e parlamentit malazez, Aleksa Beqiq, kryeministrin Zdravko Krivokapiq dhe zv.kryetarin e qeverisë malazez, Dritan Abazoviq, më të cilët është dakorduar për të vazhduar bashkëpunimin mes dy vendeve si shtete anëtare të NATO-s dhe si shtete rajonale, aspirante për integrim në BE.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
