Maqedoni
Covid 19: 14 viktima, 307 raste të reja, 658 të shëruar
22.01.2021 17:50
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1854 testime të bëra ka regjistruar 307 raste të reja të të infektuarve...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1854 testime të bëra ka regjistruar 307 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa janë shëruar 658 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 137 raste i pasuar nga Kumanova me 17, Prilepi dhe Tetova me 13, Gostivari, Kavadari dhe Ohri me dhjetë dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 14 pacientë, prej të cilëve pesë pacientë nga Shkupi, dy pacient në Ohër, dhe nga një pacoient në Prilep, Gostivar, Shtip, Kavadar, Kërçovë , Shën Nikollë dhe Gjevgjeli.
tre nga Prilepi dhe nga një pacient në Veles, Negotinë, Dibër, Radovish, Makedonski Brod dhe Kratovë.
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 90.124 prej tyre janë shëruar 76.045 kanë humbur jetën 2768 dhe numri i rasteve aktive shënon 11.311.
FLUTURA LATIFI
