LSDM reagon ndaj deklaratës së Venizellos-it
Në prononcimin e shefit të diplomacies greke, ka reaguar LSDM-ja opozitare....

Sipas kësaj partie është e palejushme që kryediplomati grek Evangelos Venizelos ta keqpërdor anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian dhe prej atij pozicioni ta kushtëzojë Maqedoninë në lidhje me kontestin për emrin.
“Erga omnes është një kërkesë jologjike e Greqisë që nuk çon drejt zgjidhjes së problemit. Me qëndrime të këtilla, ministri grek edhe njëherë po e vërteton se në vend të udhëheqjes së politikave evropiane të shekullit XXI, çka nënkuptojnë integrimin, dialogun dhe respektin e ndërsjellë, Republika e Greqisë, fatkeqësisht, ende po jeton me të kaluarën”, thuhet në deklaratën e LSDM.
Por sipas LSDM-së “Politikat e gabuara të Nikolla Gruevskit, për kontroll të medieve, gjygjësorit, institucioneve shtetërore, zbulojnë hapësirë për keqpërdorim nga ana e politikës greke dhe secilit politikan dashakeqës ndaj Republikës së Maqedonisë”.
