Maqedoni

Filipçe për vaksinat nga Serbia, barierat byrokatike do të tejkalohen javën që vjen

22.01.2021 18:49

Nuk ka asnjë pengesë që vaksinat nga Fajzer prej Sërbise të futën në vendin tonë...

Nuk ka asnjë pengesë që vaksinat nga Fajzer prej Sërbise të futën në vendin tonë, tha ministri I Shëndetësisë Venko Filipce. Ai sqaroi se deri tani është bërë import intervenues. Ligji për medikamente do të ndryshojë me kërkesë të prodhuesit amerikan që të mos ketë obligime për të lidhur marrëveshje me kompani lokale, por vet të aplikojmë në institucionet kompetente për regjistrimin e produktit tha Filipçe.
 
"Nuk është aspak pengesë që vaksina të  vje në vend dhe ne kemi biseduar edhe me përfaqësuesit e Fajzer dhe në ligin tonë ka menakanizma që janë përdorur edhe më parë edhe për vaksina por edhe për preraparate tjera të importohen me të ashtuqujaturin import intervent, me çrast nuk bëhet regjistrimi i ilaçit por edhe për kët procedurë ka   dokumentacion të  caktuar dhe këto janë dokumentet që autoritetet serbe i presin nga kompania Fajzer,  që të mundet përmes importit intervent të importohen në vendin tonë", u shpreh ministri i Shëndetësisë Venko Filipce.
 
Autoritet kompetenete po bëjnë evaluimin e të gjitha vaksinave thotë Filipçe. Sipas tij priorit  është të sigurohen për cilësinë. Ministri iu falenderua edhe Kryeministeres serbe Bërnabiç për ofertën  që mjek nga RMV ja të vaksionohen në Serbi, por potencoi se institucionet tona janë të afta ta realizojnë procesin e imunizimit.
 
Ai më tej bëri të ditur se komunikimet janë të vazhdueshme me prodhuersin Fajzer në Beograd dhe me selinë e kompanisë në Nju Jork që të merrem dokumentet e nevojshme.
 
"Kemi pasur bisedime me përfaqësinë e Fajzer në Beograd që është praktkisht ndërjetësues me zyrën e avokaturës në Nju Jork të Hedkotersit dhe aty punohet për të dyja marrëveshjet. Fillimisht për marrëveshjen tonë për 800 mij dozat dhe e e dyta për lejen që autoritetet serbe ti japin fajllet e nevojshme që ne të mundemi ti importojmë këto vaksina", theksoi Filipçe.
 
Në vendin tonë nuk ka mutacion të virusit korona që u paraqit në Britani bëjnë të ditura rezulatet nga laboratori i  ASHAM.Masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga kovid 19 janë ende në fuqi. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU