Maqedoni
Unioni i nxënësve, bojkoti i mësimit deri në plotësimin e kërkesave
22.01.2021 19:38
Bojkoti I mësimit I filluar një ditë më parë nga ana e maturantëve do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre...

Bojkoti I mësimit I filluar një ditë më parë nga ana e maturantëve do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, pohon kryetari unionit të nxënësve Blendi Hodai. Ai thotë se maturantët nuk e kanë ndërmend të zbrapsen nga ky hap, edhe përkundër presioneve tek nxënësit nga ana e drejtorëve të shkollave.
Nga ana tjetër drejtoresha e shkollës së mesme Kiril Pejcinovic, në Tetove konfirmon bojkotin e mësimit nga maturantët, por përgënjeshtron pohimet për presion, duke bërë apel maturantëve që ti kthehen mësimit, sepse në të kundërtën i shkaktojnë dëm vetes duke krijuar zbrazëtira në njohuritë e tyre.
"Numri i nxënësve që ka bojkotuar dje mësimin online ka qenë diku rreth 78% kanë bojkotuar në nivel nacional,ndërsa sot ky numër është zvogluar për shka të presioneve dhe kërcnimeve që janë bërë në drejtim të maturantëve. Të gjitha ato kërcnime që janë nga ana e mësimdhënsëve dhe drejtorëve ne do i paraqesim tek instituciinet përkatëse", u shpreh Blendi Hodai nga unioni i nxënësve.
"Maturantët kanë paralajmëruan bojkojt dhe vazhdojn me proceduarat e tyre,nxënësit maturant i kemi në bojkot.Ne apelojm tek nxënsit ti kthehen mësimeve, që të mos krijojnë zbrazëtira në njohuritë e tyre", theksoi drejtoresha në gjimnazin e Tetovës, Teuta Llalla.
VISAR SADIKI
