Maqedoni

Kovid-19, 11 të vdekur, 347 të infektuar dhe 378 të shëruar

23.01.2021 15:25

Në 24 orët e fundit në vend, virusi Korona u ka marrë jetën edhe 11 personave...

Në 24 orët e fundit në vend, virusi Korona u ka marrë jetën edhe 11 personave, 5 prej të cilëve nga Shkupi, një nga Shtipi, një nga Velesi, një nga Strumica, një nga Kavadari, një nga Vallandova dhe një nga Pehçeva.
 
Në mesin e të vdekurve ishte edhe një pacient i moshës 35 vjeçare nga Shkupi. Po ashtu nga 2013 teste të realizuara, 347 persona kanë rezultuar pozitiv, derisa 378 janë shëruar.
 
Numri i përgjithshëm i personave të prekur nga virusi Korona ka arritur në 90471, prej të cilëve 76423 janë shëruar, 2779 kanë humbur jetën, ndërsa edhe 11269 janë raste aktive.
 
Numri më i madh i rasteve aktive janë në Shkup - 6359, në Kumanovë - 444, Tetovë - 470, Ohër - 367, Strumicë dhe Kavadar nga 359, Veles - 315, Gostivar - 310, Prilep - 249, Manastir - 224 dhe qytetet tjera me më pak se nga 200 të infektuar.
 
Sipas institucioneve shëndetësore, deri tani nuk ka raste të variantit të ri të virusit Korona që u regjistrua fillimisht në Britani. Po ashtu ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar se vendi është i gatshëm të nis vaksinimi sapo të arrijnë dozat e para të vaksinave nga Serbia.
 
Ai ka realizuar një bisedë me përfaqësuesin e Kompanisë “Fajzer” në Beograd dhe atje po punohet në dy marrëveshje, ajo për 800 mijë vaksinat dhe lejen që autoritetet serbe për importin e 8 mijë vaksinave nga Serbia.
 
Po ashtu vendi është në pritje të informacioneve për sasinë e parë të vaksinave sipas sistemit “Kovaks”. Vaksinimi do të nisë me personelin mjekësor prej 7 mijë e 850 personave të angazhuar në Kovid qendrat në tërë vendin.  
 
GYLTENE SINANI