Studentët protestuan kundër testimit ekstern
Në “Ditën ndërkombëtare të studentëve”, 17 nëntor, studentët e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup kanë protestuar kundër paralajmërimit për aplikimin e testimit ekstern në universitete.......

Studentët protestuan para Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë.
“Të themi jo për diçka që nuk është në rregull, kjo nuk ndodh vetëm me ne, por ndodh në shumë gjëra të ndryshme. Nuk janë në pyetje vetëm studentët, por unë mendoj se ne jemi më të rëndësishëm, ne jemi ardhmëria e Maqedonisë dhe kjo është zgjidhja e vetme, sepse ne me fjalë nuk kuptohemi, mendoj ata që e udhëheqin shtetin”- deklaroi një student.
“Dua të them se masat kritike studentore rriten dhe duhet patjetër kështu të vazhdojmë dhe nuk duhet aspak të dorëzohemi, sepse ky është vetëm fillimi”- tha një studente.
Grupi i studentëve kërkoi edhe mbështetje nga Parlamenti Studentor i këtij universiteti, por meqë nuk morën mbështetje, në shenjë pakënaqësie protestuesit, me kurora lulesh, simbolikisht e varrosën këtë parlament.
Ministria e Arsimit nuk i ka komentuar protestat. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
