Maqedoni

Strugë, ngrihet padia e parë penale për deponinë e qytetit

23.01.2021 15:49

U ngrit padia e parë civile për deponinë e qyteti në Strugë...

Pas një ekspertize ku rezultohet se deponia, e cila është në qytet, ndot tokën, lumin Drini i Zi, Liqenin e Ohrit, që shkakton edhe pasoja të dëmshme për shëndetin e njeriut, paditen Ministria e Ekologjisë, komuna e Strugës dhe Ndërmarrja Publike Komunale - Strugë.
 
Procesi gjyqësor u paraqit nga Shoqata e Avokatëve të Rinj të Maqedonisë në bashkëpunim me zyrën e avokatit Stojkoski-Kjatoski, të cilët kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të hedhjes së mbeturinave dhe zhvendosjen e deponisë së qytetit. Ambientalistët thonë se deponitë në vend nuk janë sipas standardeve. 
 
“Në Maqedoni nuk ka asnjë strategji për trajtimin e mbeturinave, e kemi në letër, por nuk ka asnjë strategji në menaxhimin aktual. Qëndrimi i SOS - Ohër është që duhet në rajon të sillen kompostora të cilat do të reduktojnë mbeturinat.”,- tha Dragana Velkoska – SOS Ohër.
 
Shkarkimi i deponive në rajon është gjithashtu një nga vërejtjet kryesore edhe të UNESCO-s, autoritetet duhet të sigurojnë administrim të sigurt të mbeturinave.
 
“Në botë, vendet fitojnë para nga mbeturinat, kurse ne këtu po mbytemi në to. Menaxhimi varet shumë nga mentaliteti i atyre që marrin vendimet.”,- u shpreh Dragana Velkoska nga SOS – Ohër.
 
Bazuar në padinë e ngritur, kjo procedurë gjyqësore pritet që të zgjedh një problem shumë të madh me deponinë në Strugë, e cila kohë pas kohe ndizet dhe dëmton struganët.
 
ILMIJE ZHAKU