Botë

Pas “Pfizer”, vonesa të vaksinave njofton edhe “Astra Zeneca”, Biden: Masa urgjente ndaj pandemisë

23.01.2021 16:33

Numri i të infektuarve nga virusi korona po i afrohet numrit prej 100 milion të infektuar...

Numri i të infektuarve nga virusi korona po i afrohet numrit prej 100 milion të infektuar, ndërsa kur shpresat ishin varur te vaksinimi, pa kompanisë “Pfizer”, me probleme rreth furnizimit me vaksina po hasë edhe “AstraZeneka”.
 
Komisarja evropiane e shëndetësisë ka konfirmuar se kompania Astra Zeneka ka paralajmëruar vonesa në dërgimin e vaksinave që janë porositur nga BE, për tremujorin e pare të vitit 2021. Por Bashkimi Evropian insiston në një plan të dërgesës së vaksinave që vendet e BE-së të mund të planifikojnë fushatat për vaksinim.
 
Prodhuesi i dytë i vaksinës kundër virusit korona “AstraZeneca” ka thënë se një problem në prodhim nënkupton se numri fillestar i dozave do të jetë më i ulët se sa pritej fillimisht. Ky paralajmërim vjen pak pasi edhe programi i “Pfizer-BioNTechut” paralajmëroi problem me kapacitetin e furnizimit.
 
Zyrtarët s’kanë treguar publikisht sa do të jetë rënia, por një zyrtar i BE-së ka bërë të ditur se rënia do të jetë deri 60 për qind në tremujorin e parë të vitit. Fillimisht kompania kishte premtuar 80 milionë doza për 27 shtete deri në mars, por tani pritet të ketë prodhim vetëm për 31 milionë doza.
 
Vaksina e “AstraZenecas”, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, nuk është aprovuar ende nga rregullatori i BE-së, por pritet të marrë dritën e gjelbër në fund të janarit. Ndërkohë kompania Pfizer-BioNTech në bazë të marrëveshjes me OBSh-në do të dërgojë rreth 40 milion vaksina në vendet e varfra në muajin shkurt përmes programit Covax.
 
Nga OBSH kanë vlerësuar se angazhimi i presidentit Xho Bajden që SHBA-të të bashkohen me Covaks do të ndihmonte qëllimin fillestar te programit për të imunizuar 20% të vendeve më të varfra të kërcënuara nga virusi korona. Vet Bajden ka treguar qasje tjetër nga ajo e paraardhësit të tij Trump, ndaj pandemisë. 
 
“Do të vazhdojmë përpara shpejtë dhe në mënyrë urgjente, sepse kemi shumë për të bërë gjatë dimrit për këtij rrezik. Kemi mundësi të shumta, të përmirësojmë, të shërojmë, të ndërtojmë dhe të fitojmë.”,- deklaroi presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.
 
Derisa shumë vende po përballen me probleme të shumta për tu furnizuar me vaksinën anti Kovid, një problem të tillë duke se nuk e ka pasur themeluesi i Microsfot, Bill Gates, i cili ka bërë të ditur se e ka marrë dozën e parë të vaksinës. Ai këtë e bërit ë ditur në Twitter duke theksuar se ndihet shumë mirë pas vaksinimit. 
 
REJHANE BUSHI METAJ