DAP: Afati për parashtrimin e TVSh-04, deri më 29 janar
Drejtoria e të Ardhurave Publike informon tatimpaguesit dhe kontabilistët se afati për dorëzimin e formularëve TVSh-04...

Drejtoria e të Ardhurave Publike informon tatimpaguesit dhe kontabilistët se afati për dorëzimin e formularëve TVSh-04 për periudhën tatimore nga një tetori 2020 deri më 31 dhjetor 2020 shtyhet për katër ditë.
“Me vendosjen e një formulari të ri të TVSh-së 04 në përputhje me ndryshimet në Ligjin për tatimin për vlerën e shtuar, është konstatuar parashtrim i vështirësuar i formularit TVSh-04”, kumtoi Drejtoria Për Të Ardhura Publike, duke njoftuar shtyrjen e afatit për dorëzim deri më 29 janari të vitit 2021.
Po ashtu nga DAP njoftojnë se në tre muajt e fundit të vitit 2020, qytetarët e Maqedonisë së Veriut në kuadër të programit “TVSh-ja ime”, skenuan mbi 67 milion llogari fiskale, me ç’rast qytetarëve do t’u kthehen rreth 382 milionë denarë, ose 6.1 milionë euro.
Qytetarët mjetet e programit “TVSh-ja ime” do t’i marrin nga muaji shkurt.
