Botë

Shqipëri, 7 të vdekur e 786 të infektuar; Kosovë, 3 të vdekur e 379 të infektuar

23.01.2021 19:14

Në 24 orët e fundit në Shqipëri nga virusi korona kanë humbur jetën 7 persona...

Në 24 orët e fundit në Shqipëri nga virusi korona kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa në Kosovë janë regjistrua tre viktima.
 
Nga 3513 testime në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë 786 persona.
 
Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. 
 
Në Kosovë, nga 1733 të testuar, 379 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa janë shëruar edhe 244 pacientë, ndërsa raste aktive janë 5515 persona.