Botë

Vdes gazetari Larry King

23.01.2021 19:32

Gazetari amerikan, Larry King ka vdekur në moshën 87-vjeçare...

Gazetari amerikan, Larry King ka vdekur në moshën 87-vjeçare, është bërë e ditur përmes një deklarate në llogarinë e tij në Twitter.
 
Ai ka rezultuar pozitiv në koronavirus më herët gjatë këtij muaji dhe ka qenë duke u trajtuar në një spital në Llos Angjelles.
 
King njihet për intervistim të mijëra liderëve botërorë, politikanëve dhe artistëve për rrjetin televiziv amerikan, CNN dhe media tjera.
 
Emisioni i tij në CNN “Larry King Live”, që ka ekzistuar në periudhën 1985-2010, është shikuar nga miliona persona.
 
King është vlerësuar disa herë për punën e tij gjatë karrierës mbi 60-vjeçare, përfshirë dy çmime Peabody dhe një Emmy./evropaelire