“Covid 19”, 315 pacientë po trajtohen në repartet infektive

24.01.2021 14:40

Në 24 orët e fundit në qendrat kovide në të gjitha spitalet e vendit...

Në 24 orët e fundit në qendrat kovide në të gjitha spitalet e vendit, po trajtohen 315 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me virusin korona njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 28 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 31 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit.

Janë 16 pacientë në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 21 pacientë po trajtohen në Veles, ndërsa në Kumanovë 45 pacientë. 40 pacientë janë shtruar në spitalin në Qendrën Kovide në Ohër, 24 në Prilep, 16 në Gostivar, 24 në Strugë, 24 pacientë u shtruan në spitalin e Strumicës, 2 në Koçan, 12 në Kërçovë, 18 në Kavadar, 3 në Gjevgjeli dhe 13 në Dibër.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për virusin korona që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 604 dhe ka rreth 580 shtretër spitalor të zbrazët në qendrat kovide.