Shënohet dita ndërkombtare e arsimit, Carovska: Reforma e re garanton cilësi
Dita ndërkombëtare e arsimit sivjet shënohet në kohë të pandemisë....

Dita ndërkombëtare e arsimit sivjet shënohet në kohë të pandemisë që imponoi kushte të reja për zhvillimin e procesit arsimor, por edhe sfida për gjetjen e zgjidhjeve për mosndërprerje të mësimit dhe arsimim cilësor.
Ministria e Arsimit është duke përgaditur reformë të re, e cila do të garanton arsimim më cilësor. Kështu vlerësoi Ministrja e Arsimit Milla Carovska, gjatë një videoprezentimi me rastin e ditës ndërkombëtare të arsimit.
“Mbetemi të përkushtuar dhe investojmë në programe të reja arsimore përmes të cilave do të mundësojmë të rinjtë të mendojnë në mënyrë kritike dhe të jen në hap me moshatarët e tyre nga vendet më të zhvilluara. Fuqishëm besoj se koncepti i ri i arsimit fillor, është hyrje në epokën e re të zhvillimit dhe avansimit të gjeneratave të reja dhe të ardhmes së vendit. Nxënësit tanë janë heronjët tanë, ata na treguan se mund të arrihet rezultate edhe gjatë mësimit në distance” - tha Ministrja e Arsimit, Milla Carovska.
Planet e Carovskës shkaktojnë kundërshtime edhe tek akademikët. Të mos shpejtohet dhe të punohet në mënyrë me esenciale kërkojnë profesorët, ndërkohë që edhe nxënësit e shkollave të mesme e bojkotojnë gjysmëvejtorin e dytë, duke kërkuar lehtësime për maturën shtetërore.
VMRO DPMNE për maturën shtetërore, përkrahim maturantët që bojkotojnë mësimin
Opozita me përkrahje për të rinjët.
“Athua është patjetër të realizohet matura me dituri minimale në vend se matriali të përvetësohet me sukses. Ministrja deklaron nevojë reforma për përfitimin e diturive, njohurive dhe kompetencave në nivel evropian. Por aq nga dëshira e sinqertë. Ajo nënkupton kalim të maturës m enivel të ulët të pytejeve respektivisht nivel të ulët të njohurive. Britania, Irlanda, Skocia, Belgjika i shfuqizuam provimet për skak të gjendjes së arsimit të shkaktuar nga kovid 19 . Vetëm për Ministren Milla Carovska gjithçka është në rregull dhe mësimi pa pengesa zhvilohet te 90 përqind prej nxënësve” – u shpreh Millka Trimçevska nga VMRO DPMNE.
LSDM: VMRO DPMNE manipulon maturantët
I menjëhershëm ishte edhereagimi nga LSDM ku thuhet se VMRO DPMNE po i manipulon maturantët dhe po mundohet të fundos sistemin arsimor.
Asgjë e re nga VMRO DPMNE e kryesuar nga humbësi Hristijan Mickovski.
Kjo parti vazhdon të punojë në kundërshtim me interesat e qytetarëve, nxënësve dhe mësimdhënësve. Prandaj janë në opozitë dhe gjatë kohë do të mbeten.
Kontinuiteti i mësimit dhe maturës janë në interes të nxënësve dhe gjeneratave të reja. thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE së.
Sipas të dhënave të Uneskos, kriza me kovid 19 dhe mbyllja e shkollave, universiteteve dhe institucioneve të tjera arsimore ka ndikuar në jetërat e mbi 1.6 miliard nxënësve në më shumë se 190 vende të botës.
Në të gjitha vendet duke e kyqur edhe vendin tone, arsimimi është në fokusin e ripërtrirjes nga ndikimi I krizës si factor kyç në transformimin e një shoqëri në inkluzive, më të sigurtë dhe më të qëndrueshme. (Flutura Latifi, TVM2)
