MPB, kontrolle të përforcuara në komunikacion

24.01.2021 15:39

Ministria e punëve të brendshme ka vazhduar me kontrolle...

Ministria e punëve të brendshme ka vazhduar me kontrolle të përforcuara në komunikacion,me qëllim vënien e rendit në rrugët e vendit.Gjatë kontrolleve në teritorin e qytetit të Tetovës,gjegjësisht në autostradën Shkup-Tetov dheTetov Gostivar gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 88 masa për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.

Nëse krahasojmë muajin dhjetor të viti 2020 me dhjetorin e vitit 2019 konstatohet se ka zvoglëlim të aksidenteve rrugore për 23 % thonë nga MPB.

“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe sot edhe gjatë ditëve në vijim dhe është evidente se gjatë kohëzgjatjes së kontrolleve të përforcuara kemi zvogëlim të aksidenteve në komunikacion.Ti respektojmë rregullat e komunikacionit në mënyr që të kontribojmë për sigurinë në rrugë.Posaqërisht të kemi kujdes me shpejtësinë, sepse ajo është një nga faktorët kyq që ndikojnë për aksidentet rrugore me pasoja të rënda” – tha Zëdhënësi i Qeverisë, Toni Angelovski.

Nga MPB theksojnë se do të veprojnë edhe në bazë të inçizimeve të publikuara në rrjete sociale për vozitje të shpejtë.Vetwm nw territorin e qytetit tw Shkupit gjatw ditws sw djeshme janw shqiptuar 228 masa. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)