Vaksinat nga Sërbia, Zaev: S’kanë mbërritur shkaku i dokumentacionit
Vendi ende në pritje të vaksinave të para...

Vendi ende në pritje të vaksinave të para kundër virusit covid 19. Edhe pse qeveria kishte arritur marrëveshje me qeverinë serbe për mbërritjen e 8750 vaksinave, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, për shkak të proceseve të dokumentacionit.
Në lidhje me këtë kryeministri Zaev infomoi se ka biseduar me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç.
“Ato do të lëshojnë lutje dhe urgjencë deri në zyret e Pfizer në New York, që të munden të japin pëlqimin që të mundemi nga Serbia të eksportohen vaksinat të cilat janë dhënë për vaksinim” – tha Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
Zaev theksoi se deri në fund të javës do të kemi përgjigje të saktë dhe të drejtëpërdrejtë se kur mund ti presim vaksinat të cilat vijnë përmes sitemit Covax, kurse kah mesi i shkurtit do të vijnë vaksinat e PFizer. Zaev beson se megjithatë vaksinat nga Serbia mund të arrijnë më shpejt në vend.
“Me të vërtetë mund të vijnë më shpejtë vaksinat nga Serbia, për shkak se jemi të përgaditur. Janë të mjaftueshëm për punonjësit shëndetësor që punojnë në qendrat covid. Ato janë 7850 persona të cilat i shpërblyem në dhjetor dhe me të vërtetë besoj se sa do që të jenë të rëndësishme ato klauzola në marrëveshjet e Pfizer me Serbinë dhe të Pfizer me të gjitha vendet tjera mundemi në prag të mbërritjes së vaksinave tona, të na japin pëlqimin për të marrë vaksinat nga Serbia sa më herët.” – u shpreh Zoran Zaev.
Autoritetet në vend disa herë kanë theksuar se vendi këtë vit do të ketë në dispozicion vaksina me të cilat do të vaksinohen mbi 60% e qytetarëve të vendit, të cilat janë të mjaftueshme për imunizimin e popullatës. (Ersan Pajaziti, TVM2)
