Zaev: Sofja nuk konteston mbiemrin “maqedonas”

24.01.2021 17:14

Kryeministri Zoran Zaev mohon se mbiemri “maqedonas”....

Kryeministri Zoran Zaev  mohon se mbiemri “maqedonas” do të zëvendësohet me emrin kushtetues të vendit. Duke u thirrur në raportin kryetarit të komisionit Dragi Georgiev, Zaev thotë se në bisedimet me historianët bullgar, mbiemri “ maqedonas” asnjëherë nuk është paraqitur problem.

Ndërkaq, thotë se publikimi i proçesverbale për 5 figurat do të bëhet kur palët do të vendosin vet.

“Publikimi i tyre varet nga dakordimi i përbashkët mes dy palëve, maqedonase dhe bullgare, sipas marrëveshjes. Nëse pala bullgare vërteton,  ne jemi gati menjëherë ti publikojmë proçeverbalet, për Mbretin Sumuel, Shën Kirilin dhe Metodin, Shën Naumin  dhe  Shën  Kliment Ohridskin. Më vjen mirë që dje kryetari i komisioit vërtetoi dhe atë që na është thënë neve si qeveri përmes minsitrit Osmani se as më herët as tani  mbiemri “ maqedonas”  nuk është problem. … Ajo është mbiemër identitar ndërsa indentiteti jonë nuk është kontestues” – tha Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Ndërkohë, kryeministri Zaev vazhdon të jetë pesimsit se kontestet me fqiun lindor do të mund të zgjidhet para zgjedhjeve në Bullgari.

“Minsitrat e jashtëm le të vazhdojnë me Bullgarinë të krijojnë ide, të shkëmbejnë përvoja. Nëse mund të arrihet zgjidhej para zgjedhjeve do të ishte e shkëlqyeshme. Kam thënë qëndrimin personal se nuk besoj të jetë e mundshme gjatë zgjedhjeve,  por do të ishte e gëzueshme të ndodh një gjë e tillë” – deklaroi Zaev.

Nga VMRO - DPMNE akuzojnë kryeministrin Zoran Zaev se ai është lider  i izoluar dhe se i mungojnë takimet me liderët evropian dhe ballkanik , që si pasojë, nuk mund ti zgjidh problemet bilaterale dhe të zhbllokojë procesin eurointegrues. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)