“Covid 19”, vjen varianti i ri britanik në Ballkan

24.01.2021 17:56

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq....

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se Serbia do të jetë vendi I dytë në Evropë sipas shkallës së vaksinimit. Thotë se për momentin është në vendin e katërt ndërsa para tyre janë Britania e madhe, Malta dhe Danimarka.

Duke bërë krahasimin në nivel global tha se Serbia është e nënta në botë për nga numri I vaksinimit në 100 mijë banorë, ndërsa për 72 orë mund të jetë e pesta.

Vuçiç paraljmëroi se do të arrijnë më pak vaksina Fajzer nga vaksinat e parapara si dhe do të vonohet dërgesa e vaksinës ruse Sputnik 5 për shkak të ngecjeve në fabrikat e tyre. Ai gjithashtu ka njoftuar se ka ardhur varianti britanik i koronavirusit në Serbi.

“Varianti britanik i koronavirusit ka arritur në Serbi, dhe jam shumë i frikësuar. Një udhëtare që erdhi nga Londra në Serbi e solli këtë variant në territorin e Serbisë. Dua të ju lajmëroj se varianti i ri i koronavirusit ka arritur në Serbi, kemi të dhëna zyrtare. Jam i frikësuar, për këtë arsye edhe po nxitojmë me vaksinim. Dje më ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Lonçari” – tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ndërsa Britani vaksinohen 6 milionë njerëz, numri i viktimave nga Covid shkon në 100,000.

BE: Detyron kopmanit farmaceutike te respektojnë obligimet

Ndarja në mënyrë jo të barabarë të vaksinave ka nxitur Bashkimin Evropian t’i detyrojë të gjitha kompanitë farmaceutike, me të cilat ka nënshkruar marrëveshje, ta respektiojnë pjesën e tyre të obligimeve për furnizim të vaksinave, deklaroi  kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

“Kompania Fajzer javën e kaluar kumtoi se përkohësisht e ka zvogëluar sasinë e vaksinës së saj për Evropë, me qëllim që të bëjë ndryshime në prodhim, që të rritet numri i dozave.Kompania britanike AstraZeneka, po ashtu, njoftoi se dërgesa e parë për rajonin do të jetë më e vogël, për shkak të gabimit në prodhim.Plani i jonë është t’i detyrojmë të gjitha kompanitë farmaceutike t’i respektojnë marrëveshjet që i kanë nënshkruar. Kemi masa ligjore në dispozicion” – u shpreh Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

Ai nuk foli për sanksione eventuale, por theksoi se BE-ja do të insistojë në transparencë, për shkak të vonesës. Në nivel global 100 mln njerëz janë infektuar dhe mbi 2 mln kanë humbur jetën. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)