Monstra, Zaev: Fjalën e fundit kanë organet e drejtësisë

24.01.2021 18:41

Kryeministri Zoran Zaev në pyetje të gazetarëve ka komentuar rastin"Monstra"...

Kryeministri Zoran Zaev në pyetje të gazetarëve ka komentuar rastin"Monstra", zbardhjen e të cilit e kishte komentuar më herët gjatë shpalosjes së të ashtuquajturave bomba.

Ai thekson se deklarimet e tija të mëhershme për rastin, gjithmonë kanë qenë me rezervë ,por që në fund janë organet e drejtsisë ato që i shyrtojnë dëshmitë dhe miratojnë vendime. Thekson se të gjitha detajet që i ka pasur i ka dorëzuar në prokurorinë speciale.

Në pyetje të gazetarëve se nëse Zaev akoma është në qëndrimin se pas rastit Monstra ,qëndrojnë persona të tjerë dhe jo të akuzuarit, Zaev me përgjigje.

“Gjithmonë kur kam dhënë përgjigje në këto pyetje sado që vite të kishin kaluar kam lënë rezerva duke foluar për përshtypje të mia,për atë që e kam parë dhe gjithmonë kam thënë se fjalën e fundit duhet ta ketë sisitemi i jurisprudencës pasi që ti shohin ato që unë i kam parë në dëshmi.Unë nuk jam jurist ,e as ekspert ,prokuror apo hetues që të mund unë të ndajë aktvendime,hetime apo çfardo lloiji qëndrime” – u shpreh Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Procesi gjyqësor për rastin"Monstra " është në fazën e fjalëve përfundimtare ku pas prokurorisë ,rradhën e ka pala mbrojtëse.

Qëndrimi i prokurores publike Fatime Fetai se për tre të akuzuar do të mbese akuza për terorizëm ndërsa dy të tjerë akzohen për ndihmë, kështu duke kërkuar dënime maksimale, nxiti reagime të palës mbrojtëse dhe opinionit.

Ditë më parë avokati mbrojtës Naser Raufi për TVM2 theksoi se gjatë rigjykimit nuk u shpalos as një povë apo rrethanë e re e cila do të ngarkonte të akuzuarit ndërsa ishte pikërisht mungesa e provava arsyeja se pse Gjykata Supreme e ktheu lëndën në rigjykim. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)