“Covid 19”, 6 viktima, 183 raste të reja, 1731 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1466 testime të bëra ka regjistruar 183 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 6 persona, ndërsa janë shëruar 1731 pacientë. Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 85 raste i pasuar nga Kavadari me 13, Ohri dhe Tetova me dhjetë dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 6 pacientë, prej të cilëve dy pacientë janë nga Ohri dhe nga një pacient në Shkup, Kumanovë, Prilep dhe Gostivar. Në kovid qendrat në vend aktualisht po shërohen 604 pacientë.
Në Spitalin e Shkupit janë ët hospitalizuar 315 pacientë. Në repartet infektive në vend ka gjithsej 580 shtretër të lire dhe gjatë tërë kohës ka lirime edhe të shtretërve shtesë.
Ndërkohë ,numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 90.654 prej tyre janë shëruar 78.154 kanë humbur jetën 2785 dhe numri i rasteve aktive shënon 9715. (Flutura Latifi, TVM2)
