Protesta në Holandë e Danimarkë, digjet qendra e testimit për Covid 19

25.01.2021 13:15

Tensionet kundër masave izoluese në kontinent janë të mëdha....

Tensionet kundër masave izoluese në kontinent janë të mëdha.

Holanda u bë epiqendra e këtyre tensioneve, ku u shënuan protesta të dhunshme në Amsterdam e Eindhoven.

Policia përdori topa uji dhe qen për të shpërndarë protestat.

Deri më tani, policia thotë se ka arrestuar të paktën 30 persona.Të rinjtë holandezë dogjën një qendër testimi të koronavirusit në Urk, ndërkohë që vendi është përfshirë nga një seri protestash të dhunshme kundër izolimit. Protesta kanë shpërthyer edhe në Danimarkë, ku protestuesit dogjën një portret të kryeministres Mette Frederiksen.