Protesta në Rusi për lirim të liderit opozitar Aleksei Navalny

25.01.2021 14:02

Mijëra rusë janë ndaluar në gjithë Rusinë....

Mijëra rusë janë ndaluar në gjithë Rusinë, pas protestave në të cilat është bërë thirrje për lirim të liderit opozitar Aleksei Navalny, ndërkohë që policia ka tentuar të shtypë dhunshëm ato që janë konsideruar protestat më të mëdha kundër qeverisë në vjetët e fundit në këtë vend.

Protestat u zhvilluan edhe në 110 shtete në botë. Navalny është burgosur fundjavën e kaluar teksa ka arritur në Moskë nga Gjermania ku ishte duke u trajtuar pas helmimit me agjentin nervor Noviçok.