Kovid-19, 6 të vdekur, 63 të infektuar e 537 të shëruar
Virusi Korona në 24 orët e fundit u ka marrë jetën edhe 6 personave.....

Virusi Korona në 24 orët e fundit u ka marrë jetën edhe 6 personave, dy prej të cilëve në Shkup, dy në Prilep, një në Kavadar dhe një në Strumicë. Po ashtu siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, nga 677 të testuar, janë regjistruar edhe 63 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit në Kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar edhe 8 pacientë, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton për 573 të shëruar në nivel vendi, 350 prej të cilëve në Shkup.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë arrin në 90 mijë e 717 persona, prej të cilëve 78 mijë e 727 janë shëruar, 2 mijë e 791 kanë humbur jetën, derisa edhe 9 mijë e 199 persona janë Kovid pozitiv, pjesa më e madhe të cilëve në kryeqendër, 5145 të infektuar.
Vendi është në pritje të sasisë së parë të vaksinës anti Kovid, e cila siç është bërë e ditur, do të arrijë pas dhënies së lejes nga përfaqësia e kompanisë “Fajzer” në Beograd. Ndërsa me gjithë uljen e numrit të personave të infektuar, mjekët vlerësojnë se ende është herët që nxënësit t’i kthehen mësimit me prezencë fizike. Sipas tyre, mësimi online duhet të vazhdojë deri sa të bëhet vaksinimi i popullsisë. (Gyltene Sinani, TVM2)
