Kovid-19, 610 Kovid pacientë në trajtim spitalor

25.01.2021 15:44

Numri i rasteve aktive me kovid 19...

Numri i rasteve aktive me kovid 19 në vend ditëve të fundit është ulur dukshëm, ndërsa është ulur edhe numri i pacientëve në trajtim spitalor. Në kovid qendrat në vend aktualisht në trajtim spitalorë janë gjithsej 610 pacient, prej të cilëve 290 në Shkup dhe 320 në kovid qendrat në qytetet tjera të vendit, bëjnë të ditur nga Misnitria e shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë: Lloji i ri i Kovid-19 nuk është i pranishëm në RMV

Nga kjo ministri po ashtu njoftojnë se sipas analizave të akademisë së Shkencave lloji i ri i virusit korona i regjistruar në Britani, nuk është i pranishëm në vend. 

“Që nga fillimi i pandemisë, janë analizuar gati 180 gjenoma virale dhe është identifikuar prania e rreth 20 llojeve të virusit”, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Në laboratorin e Akademisë së Shkencave kryhet sekuencim i të gjitha gjenomeve të viruseve të zbuluara tek pacientët me Kovid-19 nga vendi për të përcaktuar llojet e virusit që qarkullojnë në popullatën tonë, si përhapen ato dhe korrelacionin e mundshëm me prezantimin e ndryshëm klinik të sëmundjes. Të dhënat e fundit i referohen analizës së rreth 50 gjenomeve në periudhën dhjetor 2020 – 11 janar 2021.

Aeroporti i Shkupit, ka nisur aplikimi i testeve të shpejta

Ndërkohë duke pasur parasysh masat shtrënguese për udhëtim në disa vende, të cilat kërkojnë test negative për kovid 19, Aeroporti Ndërkombëtar në Shkupit ka nisur aplikimin e testeve të shpejta antigjen për COVID-19. Nga TAV kanë njoftuar se është mundësuar për qytetarët të cilët udhëtojnë në drejtim të disa shteteve, si shembull Gjermania, të bëjnë këto teste të shpejta.

“TAV Maqedoni ka gjetur zgjidhje për kërkesën për teste të shpejta antigjeni që bëhen pak para se të largohet udhëtari. Laboratori “Zhan Mitrev” do të vendose automjetin e tyre për testim para ndërtesës së terminalit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në afërsi të hyrjes së vetme të hapur për udhëtarët e “Departures C”, ku udhëtarët do të mund të kryejnë testin e nevojshëm të shpejt për antigjen dhe të marrin rezultatin për 15 deri në 20 minuta nga marrja e materialit. Ambulanta lëvizëse për teste të shpejta antigjenit e laboratorisë “Zhan Mitrev”, do të jetë e pranishme ne aeroportin e Shkupit edhe ditëve në vijim” thuhet në kumtesën e TAV, duke apeluar që pasagjerët që dëshirojnë të testohen të arrijnë së paku 3 orë para fluturimit. (Gyltene Sinani, TVM2)