Kuvend, propozim-vendimi për zgjedhjen e ombdusmanit të ri

25.01.2021 16:04

Para deputetëve në Kuvendin Republikan....

Para deputetëve në Kuvendin Republikan sot në rend dite është propozim vendimi për zgjedhje të avokatit të popullit. Për avokat të popullit është propozuar Naser Zyberi.

Me propozim të BDI-së, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime me 7 vota “për” e konfirmoi propozimin që Naser Ziberi të jetë kandidat për Avokat të Popullit.

Deputetja e BDI-së, Teuta Bilali Zendeli, propozoi që Ziberi të jetë kandidat, ndërkaq për këtë reagoi grupi i deputetëve të Aleancës për Shqiptarët.

Sureja Rushiti nga ASH-ja kërkoi që të ndalohet procedura për zgjedhje të Avokatit të Popullit dhe të diskutohet për kandidat, i cili do të propozohej nga partitë e opozitës shqiptare.

Nga Alternativa thonë se BDI-ja ia ka premtuar këtë post Ziberit. Nuk është e sigurt nëse Kuvendi sot do të ketë kuorum për punë, duke pasur parasysh se partitë në pushtet nuk kanë shumicë për momentin për shkak të mungesës së deputetëve për shkak të Covid–19, përkatësisht izolimit.