Holandë, protesta kundër masave anti-Covid

25.01.2021 16:20

Masa e ndalimqarkullimit me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19...

Masa e ndalimqarkullimit me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19 ka shkaktuar protesta në Holandë. Në dy qytete holandeze është raportuar për përshkallëzim të situatës, pas protestave në të cilat janë kundërshtuar masat e reja të izolimit me qëllim të luftimit të virusit korona.

Zjarret janë ndezur në qendër të qytetit jugor holandez, Eindhoven, ku qindra persona kanë gjuajtur me gurë policinë. Zyrtarët janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe topa uji, si dhe kanë arrestuar dhjetëra persona.

Një protestë kundër masave të kufizimit është mbajtur edhe në Amsterdam, ku policia ka përdorur topa uji për të shpërndarë turmën. Policia ka njoftuar se mbi 100 persona janë arrestuar në kryeqytetin holandez.

Trazirat kanë ndodhur një ditë pasi një qendre testimi për koronavirus i është vënë flaka në fshatin Urk.

“Së pari, është e papranueshme. Njerëzit normalë mund ta shikojnë këtë vetëm me neveri. unë jam i bindur që 99 për qind e Hollandezëve respektojnë masat dhe shtetrrethimin. Për shkak se ne e kuptojmë se duhet ta bëjmë këtë së bashku, në mënyrë që të mundim virusin.”,- deklaroi kryeministri holandez, Mark Rute.

Ndërkohë Qeveria gjermane ka blerë tashmë një ilaç të ri kundër koronavirusit të bazuar mbi antitrupat. Nga java e ardhshme do të përdoren antitrupat monoklonale në Gjermani, duke e bërë atë vendin e parë në BE.

Njoftohet se janë blerë 200 mijë doza për 400 milionë euro, që do të thotë, se një dozë kushton 2000 euro. Më këtë ilaç antitrupash, sipas raportimeve është trajtuar edhe ish presidenti amerikan, Donald Trump pas infektimit me virusin korona. Pandemia mori më shumë jetë njerëzish në SHBA sesa Lufta e Dytë Botërore.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins 420,000 persona kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. Ndërsa në nivel botëror virusi u ka marr jetën mbi 2 milion njerëzve.  (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)