“I pushtetshmi”, sërish u shty seanca gjyqësore
25.01.2021 18:09
Gjykimi për rastin “I pushtetshmi”....

Gjykimi për rastin “I pushtetshmi”, ku njëri nga të dyshuarit është deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, nuk filloi as sot.
Seanca e sotme u shty sërish pasi të akuzuarin, Vecko Zdravevski, gjykata ka arritur ta gjejë vetëm gjatë ditës së sotme, kur i dorëzoi aktakuzën, por pasi i akuzuari nuk ka qenë i njoftuar me përmbajtjen, seanca u shty.
Në rastin “I pushtetshmi” të akuzuar janë gjithsej 13 persona, përfshirë edhe Antonio Milloshoskin dhe babanë e tij. Deputeti akuzohet se ka ndikuar që babai i tij të blejë me çmim të lirë prona shtetërore në Makedonski Brod, me çka është shkaktuar dëm prej 50 mijë eurove. Seanca e radhës është caktuar për më 17 shkurt.
