PZAP: Nesër vendimi nëse do t’i lejohet kandidimi Kurtit

25.01.2021 18:14

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë...

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë nesër do të publikojë vendimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate lidhur me mos-certifikimin e listave zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre apeleve nga palët në PZAP që i bie se vendimet do të merren deri nesër me datë 26 janar 2021”, thuhet njoftimin.

Vendimin e PZAP-it është e obliguar ta respektojë KQZ, e cila nuk i certifikoi listat e partive të lartë përmendura, me arsyetimin se përmbajnë kandidat me vendime të formës së prerë gjyqësore brenda tre vitesh. Me këtë vendim të KShZ-së në mesin e atyre që u pamundësohet kandidimi në zgjedhje është edhe lideri Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.